LDK kërkon shkarkimin e ministrit Dardan Gashi

Autori:Gazeta Fjala

Avdullah-Hoti-kandidat-i-LDKsë-për-Kryeministër-640x358

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konference për media ka bërë të ditur se kërkon mbajtjen e një interpelance në Kuvendin e Kosovës, për shkarkimin e Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

Kjo kërkesë e LDK-së vjen pas postimit të një videoje ku Gashi shihet duke shtënë me armë gjatë një feste.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka votuar në qeveri marrëveshjen e demarkacionit që e kishte kundërshtuar më parë.

Ai tha se LDK-ja është duke e shqyrtuar mundësinë se si të votojë kur marrëveshja të vijë në kuvend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ldk-kerkon-shkarkimin-e-ministrit-dardan-gashi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala