Lamtumirë Juventus, Alves në Premierligë (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

al_1495095868-3926112

Dani Alves mund të largohet nga Juventus pas vetëm një edicioni në Torino

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është një nga lojtarët kryesor të Juventusit në ndeshjet e fundit, ku përves asistimeve, po ia del shumë mirë edhe me gola.

Por, Alves mund të largohet nga Torino pas vetëm një edicioni, pasi për të po interesohet skuadra angleze, Rottenham.

Mediat angleze shkruajnë se trajneri Mauricio Pochettino e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si zëvendësues të Kyle Walker, i cili pritet të largohet në fund të këtij edicioni.

Për anglezin po interesohen dy skuadrat e mëdha Manchester United dhe Bayern Munich.

Kujtojmë se Alves këtë edicion ka luajtur 31 ndeshje për Juventusin, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 7 asistime. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lamtumire-juventus-alves-ne-premierlige-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala