Lajmi i mirë: Në këto dy shtete evropiane do të mund të lëvizni me lehtë

Autori:Gazeta Fjala

kosova-be-800x460

Udhëtaret e Kosovës si dhe mallrat nga tani e tutje do të kenë me të lehtë të eksportohen në Lituanin dhe Estoni.

Kjo pas nënshkrimi të protokollit teknik të bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor në mes të Kosovës dhe Lituanisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus.

“ Ky protokoll do të krijoj një urë bashkëpunimi në sektorin e transportit ndërmjet dy vendeve me qëllim të integrimit të komunitetit tonë të transportit në tregjet evropiane” thuhet në këtë komunikatë.

Protokolli në fjalë u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertëve të dy ministrive të linjës kryesuar nga Xhemë Veseli, Drejtor i Departamentit të Transportit Tokësort, shkruan Gazeta inFokus.

“Nënshkrimi i këtyre dy protokolleve, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës – Lituanisë dhe Estonisë, si dhe do të bëhet e mundur çasja e operatorëve kosovarë resident, në tregun ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike si dhe duke iu krijuar operatorëve tanë mundësinë e lëvizjës së lirë të udhëtarëve dhe mallrave drejt vendeve Baltike dhe vendeve skandinave” thuhet mesë tjerash në këtë komunikatë./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lajmi-i-mire-ne-keto-dy-shtete-evropiane-do-te-mund-te-levizni-me-lehte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala