Lajme të mira për vizat

Autori:Zekirja Shabani

viza

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës mund të presin lajme të mira për procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku ka thënë se kanë mbetur edhe tri javë që kur ata do të dorëzojnë raportin për përmbushjen e kritereve për liberalizim. Sipas tij, pas kësaj pritet që një komision vlerësues i BE-së të vij në Kosovë dhe të vlerësoj përmbushjen e kritereve. Ai nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Zonës Schengen.

Ministri Çollaku në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Fakultetit Filozofik, ka theksuar se BE-ja nuk do të mundet pafundësisht ta zvarrisë procesin e liberalizimit për kosovarët, duke thënë se “pritjes po i vije fundi”.

Sipas tij, procesi i filluar në vitin 2012 është teknik e praktik, por mbi të gjitha politik.

“E jona është që t’i kryejmë këto obligime që na kanë mbetur, është bërë shumë punë që nga fillimi i këtij procesi, jemi në fazën krejtësisht përfundimtare të këtij procesi. Dua që të sigurohem që raporti të jetë i kompletuar dhe jo raport sa për të thënë, e pastaj të vijë edhe një Komision tjetër vlerësues e të na thotë që kemi për të bërë edhe dhjetë ose njëzet gjëra të tjera”, ka theksuar ai.

Çollaku ka bërë të ditur se nga Komisioni i BE-së, që pritet të vij javën e parë të qershorit, pret një vlerësim pozitiv për procesin e liberalizimit./RTK/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lajme-te-mira-per-vizat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala