Lajm i mirë për pacientët, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kontrolle falas

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-18-3

Kjo pasi Klinika e Onkologjisë po ofron kontrolle me ultrazë pa participim për të gjithë personat që vizitohen këtë muaj tek onkologu duke shënuar muajin ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kështu ka bërë të ditur Sonja Blakaj, onkologe, e cila ka thënë se është lajm i mirë që në Kosovë nuk ka rritje të personave të prekur me këtë sëmundje, shkruan gazeta inFokus.

Blakaj u shpreh se Klinika e Onkologjisë ofron të gjitha kushtet e nevojshme për diagnostifikimin e kësaj sëmundje dhe mjafton që gratë, të cilat janë më të prira të preken nga ky çrregullim i qelizave, të vizitohen me kohë tek mjeku.

“Për fat të mirë, në Kosovë e kemi edhe rezonancën e gjinjve që mund të bëhet, sepse kemi gra që janë në moshë dhe kanë gjinj të dendur ashtu që as mamografia dhe as ultrazëri nuk munden me qenë shumë të sakta. Me të vërtet i kemi të gjitha mundësitë për një diagnostifikim të mirëfilltë me kohë, vetëm nëse gratë vijnë me kohë”, thekson ajo.

Meqenëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ajo bënë të ditur se Klinika e Onkologjisë gjatë tërë muajit po ofron kontrolle falas për gratë që po kryejnë kontrollet në këtë klinikë.

“Meqenëse shërbimet në Klinikën e Onkologjisë janë falas, trajtimi është falas edhe me kimioterapi edhe me radioterapi, e vetmja mundësi që ne kemi mundur t’iu ofrojmë grave në këtë muaj është që ato të mos participohen për ultrazë të gjirit këtë muaj. Do të thotë e kemi bërë kërkesën, e cila është aprovuar prej drejtorisë dhe këtë muaj kontrollet janë falas me ultrazë. Është e vërtetë se ne nuk mundemi të bëjmë shumë kontrolle me ultrazë sepse jemi të ngarkuara edhe me punë në repart, por ato që i bëjmë, i bëjmë pa participim”, thotë ajo./Gazeta inFokus.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lajm-i-mire-per-pacientet-ne-muajin-e-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit-kontrolle-falas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala