Lajm i mirë për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

MERDAR

Pas pritjeve të gjata që kishte në pikat kufitare me Serbinë, gjatë vikendit dhe ditës së djeshme, sot nuk ka pritje në asnjë pikë kufitare.

Në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë ishin deri në dy orë, kurse tek pika kufitare Dheu i Bardhë ato shkonin mbi një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë ato në Han të Elezit, ku pritet nga 10 deri në 20 minuta, kurse në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, pritet nga 5 deri në 10 minuta, raporton KP.

Po ashtu kjo qendër ka njoftuar se të gjitha që shpijnë në pikat kufitare, janë të hapura dhe nuk paraqesin problem për qarkullim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lajm-i-mire-per-mergimtaret-qe-po-vijne-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala