Ky ishte posti i Lavdrim Muhaxheri në ISIS

Autori:Gazeta Fjala

auto_foto-lavdrim-11481560121

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj  ka folur në lidhje me luftëtarin e ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, që së fundmi ka ndërruar jetë.

Demiraj ka treguar se në çfarë niveli ishte ai në organizatën terroriste ISIS.

“Nga sa kam ndjekur, Lavdrim Muhaxheri ka vdekur dhe se është e vërtetë e nuk ka këtu asgjë që nuk është e vërtetë. Muhaxheri ka qenë në nivele të larta të drejtimit me ISIS. Po ka qenë lart në nivel të IS për keq dhe se banonte në Kosovë, pranë kufirit me Maqedoninë. Jo vetëm Muhaxheri ka qenë në nivel të lartë të ISIS. Në nivel të lartë të IS ka qenë edhe Al Albani. Gjithashtu ka pasur edhe dënime në Shqipëri, Kosovë etj. Por jo vetëm ne në Shqipëri e në Kosovë kemi probleme. Edhe shtete perëndimore kanë ushtarë në ISIS dhe është problem ndërkombëtar”, ka thënë ai në emisionin “Opinion”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-ishte-posti-i-lavdrim-muhaxheri-ne-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala