Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për grupin e “Currit”

Autori:Gazeta Fjala

screen-16.44.20[29.07.2019]

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur në bazë të kërkesës së avokatëve mbrojtës, duke i anuluar gjitha aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.07.2019 dhe 19. 07 2019, sipas të cilave iu është vazhduar masa e paraburgimit për një muaj, të pandehurve I.O., I.B, A.Th. dhe M.M., si dhe për dy muaj të pandehurit Z.J.

Çështja i është kthyer gjykatës se njëjtë në rivendosje, njofton Gjykata e Apelit, raporton Gazeta Blic.

I pandehuri Z.J. po dyshohet për veprën penale të detyrimit, kurse të pandehurit I.O., I.B., A.Th dhe M.M. për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimet e gjykatës së shkallës se parë janë përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Kjo ngase gjykata themelore nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi ligjshmërinë e vazhdimit e paraburgimit, konkretisht rreth bazave të veçanta për të cilat është vazhduar kjo masë.

Deri në një vendim të ri, të pandehurit mbesin në paraburgim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-vendimi-i-fundit-i-gjykates-per-grupin-e-currit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala