Ky është shpërblimi për të gjithë ata që mbledhin kupona fiskal

Autori:Gazeta Fjala

Kuponat-fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 1 korrik 2018 të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.
Sipas njoftimit të ATK-së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM2/2018, fillon nga data 1 korrik 2018 dhe vazhdon deri me 31 korrik 2018.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskalë. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.
Fituesit potencialë, siç njoftohet, do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €), raporton 21.

“Numri minimal i kuponëve fiskalë të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€ )”, njofton ATK, duke shtuar se tërheqja e numrave fitues do të bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-shperblimi-per-te-gjithe-ata-qe-mbledhin-kupona-fiskal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala