Ky është qendërmbrojtësi që ia sigurojë Dukagjinit rrethin e tretë të Kupës

Autori:Zekirja Shabani

47237253_2175059506039331_5514161812431437824_n-852x460

Shënoi dy gola në fitoren e Dukagjinit kundër Arbërisë 3:1, dhe ia sigurojë ekipit të tij kalimin në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës në futboll. Bëhet fjalë për 18 vjecarin, Melos Zenunaj, i cili është rritur të ekipi nga Klina dhe tani ka filluar të tregojë talentin e tij edhe te skuadra e parë.

Në një intervistë për Gazetën InFokus, Zenunaj tregon për golat e parë që i ka shënuar për skuadrën nga Klina. “Shënova dy gola në Kupë dhe e ndihmova ekipin që të kalojë në raundin tjetër. Jam shumë i kënaqur me lojën dhe golat, por dua ti falënderoi edhe bashkëlojtarët pa të cilët asgjë nuk mund të arrihet. Përr mua ishin golat e parë që i shënova për Dukagjinin”, tha qendërmbrojtësi nga Klina.

Ai theksoi se sa herë që hynë në fushë, mundohet ta tregojë vetën në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën. “Ne lojtarët e rinj sa herë që të futemi në lojë, mundohemi të japim më të mirën për aq kohë sa jemi në fushë. Unë jam i gatshëm ta ndihmoi ekipin sa herë që më kërkohet. Ndaj Arbërisë, ishte hera e dytë që luajë nga minuta e parë në këtë sezon”, theksoi Zenunaj.

Shtatlarti zbulon se ka qenë në prova te Osmanlispori në Turqi, ku ka kaluar me sukses dhe pret që në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e ekipit nga Turqia. Ai beson se Dukagjini mund të rikthehet në Superligë, pasi sipas tij e ka ekipin ndër më të mirët në Ligën e Parë./Gazeta inFokus/

47041348_431545974046977_3551702271756599296_n

 

47092746_498846997269180_1370246574906540032_n-768x769

 

47102757_201228150787566_8457682631876673536_n-568x380

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-qendermbrojtesi-qe-ia-siguroje-dukagjinit-rrethin-e-trete-te-kupes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala