Ky është polici që komunikonte me sekserin Rrahim Hashimi

Autori:Gazeta Fjala

12459060_10208123978606086_239699096_o

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do t’ua mbyllte rastin, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Përveç se ishte në dijeni se sekseri, në emër të Policisë se Kosovës, po u kërkonte para personave në fazën preliminare të mbledhjes se informatave, ai i kishte porositur edhe të veprojnë siç u thoshte Rrahim Hashimi, i cili sapo kishte nisur mbledhja e informatave, u kishte kërkuar para, raporton KTV.

Këtë “Kohës Ditore” ia kanë konfirmuar disa burime të ndryshme, ndërsa gazeta posedon edhe dëshmi që e mbështesin lidhjen e Beqirit me Hashimin për këtë rast ryshfeti. Prokuroria kishte nisur vitin e kaluar një hetim për disa zyrtarë të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë.

Por, siç raportoi “Koha Ditore” të mërkurën, kësaj OJQ-je në vazhdimësi u janë kërkuar para nga sekserë të Policisë se Kosovës për t’ua mbyllur rastin.

“Le ta zbulojë prokuroria nëse kam të bëj unë diçka me këtë rast”, ka thënë për ‘Kohën Ditore’ vet Emin Beqiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-polici-qe-komunikonte-me-sekserin-rrahim-hashimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala