Ky është lokali ku u krye sulmi terrorist në Stamboll

Autori:Gazeta Fjala

lokali

Ky është lokali “Reina” në të cilin mbrëmë pas mesnatës një person i armatosur dhe i veshur si babadimër hyri dhe vrau 39 persona, ndërsa la të plagosur më shumë se 69 të tjerë në Stamboll.

Agjencia turke e lajmeve Hurriyet raportoi se siguria gjatë 10 ditëve të fundit ishte rritur për shkak të paralajmërimeve nga zyrtarët e inteligjencës amerikane për sulme të mundshme, përcjell Bota sot.

Raportohet se sulmi në klubin ku po festonin njerëzit është kryer me kallashnikov.

Raportet fillestare thanë se ishin dy persona të armatosur që sulmuan ndërtesën, por autoritet janë në kërkim të një personi.

Faqja turke e lajmeve Virgul raporton se vrasësi kishte bërtitur arabisht gjatë sulmit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-lokali-ku-u-krye-sulmi-terrorist-ne-stamboll/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala