Ky është ligji që do ta shfuqizoi Gjykatën Speciale (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

lll

Drama e një nate më parë, në Kuvendin e Kosovës, për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale duket se nuk ka përfunduar. Qeveria e Kosovës do të mblidhet të shtunën në ora 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin e kësaj gjykate.

Gazeta Fjala ka siguruar projektligjin me të cilin po tentohet të shfuqizuar ligjin që i hapi rrugë gjykatës në vitin 2015. I njëjti pritet të votohet ne mbledhjen e Qeverisë.

Aty janë vetëm 2 nene, njëri që tregon qëllimin e ligjit dhe tjetri kohën kur hynë në fuqi, pasi të ketë marrë miratimin e deputetëve dhe të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare./Gazeta Fjala/

ligji

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-ligji-qe-do-ta-shfuqizoi-gjykaten-speciale-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala