Ky është kosovari kandidat për kryetar komune në Suedi

Autori:Gazeta Fjala

Besnik Obertinca

Qyteti i Stromstadit në Suedi mund të udhëhiqet nga një shqiptar.

Kjo pasi që kandidat për kryetar komune në këtë vend pritet të jetë i riu nga Prishtina, Besnik Obërtinca.

Besnikun pritet ta votojnë rreth 45 ose 50 familje shqiptare që jetojnë në këtë qytet për të përfaqësuar komunitetin në asamble komunale.

Ai ka përfunduar Shkencat Politike, departamenti Administratës Publike dhe Diplomaci si dhe Fakultetin e Mjekësisë- drejtimi Fizioterapi, të dyja këto në Prishtinë.

Besnik Obërtinca aktivitetin e tij politik e ka filluar që nga viti 2003/04 si anëtar i Forumit Rinor të LDK-së në Prishtinë, ndërsa në vitin 2007/08 ka qenë në listën për Asamble Komunale në Prishtinë nga atëbotë LDD (Lidhja Demokratike e Dardanisë).

“Unë jam lindë, rritë dhe shkolluar në Kosovë. Kam lidhje emocionale shumë të forta me vendin tim, ngaqë familja ime, rrethi dhe shoqëria ime e ngushtë jeton atje. Me mendje dhe zemër i përkas vendit tim dhe nuk e përjashtoj asnjëherë mundësinë që sërish në të ardhmen t’i jem në shërbim” ka thënë Obërtinca.

Në Suedi kutitë e votimit për zgjedhjet lokale do të hapen më 9 shtator, ku Besnik Obërtinca është i vetmi kandidat shqiptar për qytetin e Strömstadit. Besnik Obërtinca jeton në Strömstad të Suedisë që nga viti 2010.

Aktualisht Besniku punon si Administrator në gjimnazin e Strömstadit si dhe së bashku me gruan e tij udhëheqin një biznes familjar sezonal në një ishull turistik në periferi të këtij qyteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-kosovari-kandidat-per-kryetar-komune-ne-suedi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala