Ky është derbi i javës në Media Ligë

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-16-811x460

InFokusi dhe Epoka e Re takohen në derbin e xhiros së 18-të në kuadër të Media Ligës.

InFokusi i udhëhequr nga kryetrajneri, Lumbardh Morina, e ka nisur furishëm stinorin pranveror, duke arritur tri fitore rresht dhe më rezultate bindëse, nga ana tjetër lideri i Media Ligës Epoka e Re e udhëhequr nga Sadik Zeqiri , në stinorin pranveror ka dy fitore dhe një barazim.

InFokusi renditet i katërti më 35 pikë, ndërsa Epoka e Re renditet e para më 42 sosh.

Kujtojmë se dueli i parë i zhvilluar ndërmjet këtyre dy mediave kishte përfunduar më rezultat të ngushtë 3-2 për Epokën.

Kjo super përballje zhvillohet të premten nga ora 18:50, në stadiumin “Arena 2” në lagjen Arbëria të Prishtinës, dhe pritet të përcillet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh./Gazeta inFokus/

INFOKUSI

 

EPOKA E RE

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-derbi-i-javes-ne-media-lige/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala