Ky është delegacioni që përfaqëson Kosovën në Bruksel

Autori:Gazeta Fjala

auto_kosova1515925767

Shefi për bisedimet me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi, ka bërë të ditur për koha.net se më datë 16 janar, ditë e martë, do të mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi.

Koha.net ka mësuar edhe përbërjen e delegacionit që do ta përfaqësojë Kosovën.

Në këtë takim do të marrin pjesë vetë Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci.

Për sa i përket temave që do të diskutohen, Arifi tha se ende janë në diskutime.

“Jemi ende duke biseduar. Nuk e kemi definu saktësisht mirëpo nga BE-ja do të lëshohet një komunikatë”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-delegacioni-qe-perfaqeson-kosoven-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala