Ky është çelësi në luftën kundër korrupsionit

Autori:Gazeta Fjala

070313_1214_Korrupsioni1-659x379

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe trajtimi i lëndëve të korrupsionit është ndër prioritetet kryesore të Prokurorit të Shtetit.

Kështu është shprehur ai, në tryezën e punës kundër korrupsionit të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Me këtë rast, Lumezi ka kërkuar nga prokurorët e shtetit që gjatë hetimeve penale të bëjnë edhe hetime financiare për të identifikuar të ardhurat nga krimi, nga ryshfeti, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe shkeljet tjera lidhur me korrupsionin, me qëllim që t’i konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme dhe ato ti kthejmë në buxhetin e Kosovës.

“Është i nevojshëm edhe fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe zhvillimi i programeve trajnuese për prokurorë në drejtim të zhvillimit të aftësive hetimore komplekse në fushën e  krimeve financiare, prokurimit publik dhe shpëlarjes së parave”, u shpreh ai.

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se prokurorët duhet të jenë të pavarur në punën e tyre, kjo nënkupton që duhet të jenë të pavarur nga grupet e  ndryshme të interesit, por edhe nga emrat e përvetshëm të zyrtarëve publik, interesat e të cilave preken gjatë hetimeve dhe vendimeve të prokurorëve.

Po ashtu, ai ka theksuar se duhet të kemi bashkëpunim të mirë me mediat dhe shoqërinë civile të cilët  janë aleatë kryesore në luftën kundër korrupsionit, pa ndihmën e të cilëve nuk mundë të kemi sukses.

“Mediat dhe të gjithë ata që denoncojnë korrupsionin dhe individët e korruptuar nuk mjafton vetëm të akuzojnë por duhet që japin edhe dëshmi apo informatat e mjaftueshme që do të mundësojnë prokurorëve që të iniciojnë hetimet penale”, ka potencuar Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi, po ashtu, tha se çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë të përfituar me vepër penale dhe marrja e fuqisë ekonomike krimit.

“Nuk ka dyshim se për të luftuar korrupsionin nevojitet edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar sepse shpeshherë paratë e fituara nga korrupsioni transferohen apo investohen në botën e jashtme në emër të personave të tjerë dhe tentohet që të bëhet kthimi i tyre prapa në Kosovës si  para të ligjshme” theksoi Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi, ndër të tjera tha se dënimi me burg nuk lëvizë seriozisht luftën kundër korrupsionit por duhet të nxirren edhe vendime për ndalimin e ushtrimit të detyrës zyrtare pas vuajtjes së dënimit dhe duhet të ju konfiskohet pasuria e fituar me vepër penale./AktivPress

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-eshte-celesi-ne-luften-kunder-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala