Ky djalosh ngriti Kinën në këmbë

Autori:Gazeta Fjala

auto_2-341515580138

Mjaft i zoti në matematikë, sfidon dhe temperaturat disa gradë nën zero duke ecur një orë për në shkollë, për të dhënë provimin.

Vogëlushi, i cili thotë se është në klasën e tretë ka mbërritur në shkollë me flokët dhe qerpikët e bardhë, të ngrirë nga bora, teksa termometri shënonte -9 gradë Celcius dhe në shkollë nuk kishte ngrohje.

Ai ka një histori mjaft prekëse, në një zonë rurale të Kinës, e cila pasi u bë publike nga People’s Daily Online, mjaft njerëz u ofruan ta ndihmonin, transmeton tch. Babai i tij punonte emigrant në një qytet tjetër, ndërsa nëna e kishte braktisur. Ai jeton me të motrën dhe gjyshen.

Mësuesit rrëfejnë se është një fëmijë mjaft i mbarë dhe absolut në matematikë, ku në provim kishte marrë notë maksimale.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-djalosh-ngriti-kinen-ne-kembe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala