Ky asht punëtori nga Mitrovica që ra nga 40-katëshja në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

ndertesa7-696x398

Behram A. Behrami asht personi i cili humbi jetën dje mbasi ra nga nji godinë në Prishtinë.

Viktima e moshës 60 vjeçare asht nga katundi Vërnicë i komunës së Mitrovicës. Dëshmitarët kanë deklarue se 60 vjeçari ka ra aksidentalisht mbas përfundimit të punës, nga nji naltësi prej rreth 20 metrash.

Punëtori humbi jetën dje rreth orës 17:30 në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet derisa ra nga nji godinë e investitorit “Prishtina City Center” e cila ishte tue u ndërtue nga firma “Alba Grup” nga Hani i Elezit.

Menjihërë mbas këtij rasti tragjik, në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarët e policisë së Njisitit të Hetimeve, përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe prokurori kujdestar.

Mbas egzaminimit të vendit të ngjarjes trupi i pajetë me urdhën të prokurorit kujdestar asht dërgue për obdukcion.

Ndërsa, policia ka dhanë detaje shtesë lidhun me rastin:

“Rr. Robert Doll Prishtinë 12.09.2019 – 17:40. Një mashkull K/Shqiptar pasi ka përfunduar punën, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese ku ka qenë duke punuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ky-asht-punetori-nga-mitrovica-qe-ra-nga-40-kateshja-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala