Kuvendi sot mban dy seanca, diskutohet për Thaqin

Autori:Gazeta Fjala

kuvendi

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, në njërën prej të cilave do të mbahet debat parlamentar me rastin e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të fillojë në ora 10:00, ndërsa seanca e jashtëzakonshme për Thaçin do të fillojë në orën 14:00.

Seanca plenare do të ketë këtë rend dite:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

6. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

12. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kuvendi-sot-mban-dy-seanca-diskutohet-per-thaqin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala