Kuvendi shtyn për dy ditë mbledhjen e Kryesisë

Autori:Gazeta Fjala

kryesia kuvendi

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahet të hënën, më 15 janar 2018, do të mbahet të mërkurën, më 17 janar, në orën 11:00.

Kështu bën me dije përmes një njoftimi Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se të hënën Komisioni për Punë të Jashtme, të cilit i prin deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të diskutojë për demarkacionin për ta proceduar të njëjtin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kuvendi-shtyn-per-dy-dite-mbledhjen-e-kryesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala