Kuvendi paguan mijëra euro për spotet që Veseli po i poston në Facebook

Autori:Gazeta Fjala

kadrri_1489084342-1046303

Brenda dy javësh, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka realizuar 8 spote promovuese, që i poston në faqen e tij në Facebook.

Njëra madje u publikua në edicionin kryesor të lajmeve të televizionit publik, RTK, e më vonë u tha se ishte ‘gabim teknik’.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik figuron kjo kontratë ndërmjet Kuvendit dhe Ekonomia Online, që është portal i lajmeve. Kontrata në vlerë prej 8 mijë e 970 euro është nënshkruar për ofrim të shërbimeve audio vizuale për 6 muaj, raporton KTV.

Videot që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po i shfaq në Facebook, Sekretari i Kuvendit nuk i ka sqaruar nëse po bëhen nga ky ueb portal, por vetëm ka shtuar se ato po i bën stafi i brendshëm i kryetarit të Kuvendit.

Por në ueb faqen e Kuvendit nuk është asnjë incizim i asnjë takimi të Komisioneve parlamentare për shembull ose të mbledhjeve të Kryesisë.

Gjithashtu nuk është sqaruar se me çfarë shpenzime po bëhen këto video të Kadri Veselit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kuvendi-paguan-mijera-euro-per-spotet-qe-veseli-po-i-poston-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala