Kuvendi i Prishtinës miraton rezolutën për Haradinajn

Autori:Gazeta Fjala

Ramush-Haradinaj

Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka miratuar një rezolutë, përmes se cilës shpreh protestën dhe mospajtimin me ndaljen e ish–kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Brahim Mehmetaj, ka lexuar një deklaratë e cila është votuar unanimisht nga të gjithë asamblistët.

Ai ka thënë se me ndalimin e ish-kryeministrit Haradinaj, janë bërë shumë reagime në të gjitha trevat shqiptare, dhe si pasojë e kësaj ka ardhur ideja për një deklaratë të tillë.

Në këtë deklaratë shprehet shqetësimi rreth ndalimit të Haradinajt.

Po ashtu, ndalimin nga vendi mik si Franca thuhet se është i papranueshëm.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga policia franceze me urdhër arrest të Serbisë.

Haradinaj do të dalë para gjykatës të enjten (9 shkurt) në Colmar të Francës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kuvendi-i-prishtines-miraton-rezoluten-per-haradinajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala