Kushtetuesja mbush 10 vjet

Autori:Gazeta Fjala

gj-1-600x360

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që njihet për vendimet e mëdha, të mërkurën mbush 10 vjet të funksionimit

Është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Por, është një nga institucionet më të reja në Kosovë, raporton T7.

Kështu, Gjykata Kushtetuese këtë të mërkurë mbush 10 vjet të funksionimit.

Ky institucion u themelua më 2009, një vit pas shpalljes së Pavarësisë së vendit.

E përgjatë një dekade punë, gjyqtarët e këtij institucioni kanë vendosur në disa raste ligjore të ndërlikuara dhe me peshë të madhe.

Ndër vendimet më të rëndësishme ishin ato për presidentët, Fatmir Sejdiun e Behgjet Pacollin. Të njëjtit dhanë dorëheqja në momentin që Gjykata Kushtetuese dha verdikt se të dy kishin shkelur Kushtetutën në një pikë gjatë procesit të zgjedhjes apo ushtrimit të mandatit.

Po ashtu vendime tjera që ndikuan në zhvillimet në vend ishte edhe ai për mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit në kohën e VLAN-it.

Ky vendim thotë se të drejtën për pozitën e kryeparlamentarit e ka partia e parë fituese në zgjedhje.

Tutje, vendimi që Asociacioni i Komunave Serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën, po ashtu përbën një qëndrim prej më të rëndëishmëve të dalë nga Gjykata Kushtetuese.

Ruajtja e postit të presidentes Atifete Jahjaga, për 5 vite ishte po ashtu verdikt nga Kushtetuesja. Ky autoritet e konstatoi jo kushtetuese kërkesën që me amendamente kushtetuese t’i ndërpritet mandati ish presidentes Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e shpalli jo kushtetues edhe ligjin dhe delegacionin shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, i miratuar në dhjetor të vitit 2018.

E për shumicën nga këto vendime, pjesë e grupit prej 9 gjyqtarëve ka qenë edhe ish kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani.

Ai flet për sfidat para 10 viteve kur ka nisur punën në këtë institucion.

Hasani tregon edhe për ndikimin që verdiktet e Kushtetueses kanë pasur në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtën të ngre vetë raste për trajtim, ajo mund të shqyrtojë dhe të marrë vendim për një çështje specifike vetëm pas parashtrimit të kërkesës nga palët e autorizuara me Kushtetutë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kushtetuesja-mbush-10-vjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala