Kush është Rrustem Mustafa, komandanti i parë që ftoi Gjykata Speciale?

Autori:Zekirja Shabani

Lajme-2-768x384

Rrustem Mustafa kishte lindur në fshatin Përpellac të rajonit të Llapit në vitin 1971.

I njohur me nofkën Remi, ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Mustafa kishte shërbyer si Komandant i Zonës Operative të Llapit në UÇK.

Pas luftës, ai kishte shërbyer edhe në strukturat e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), para se të inkuadrohej në politikë, transmeton inFokus

Pas shërbimit në TMK, Mustafa iu bashkua radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila udhëhiqej nga një ish-udhëheqës i lartë i UÇK-së, Hashim Thaçi.

Komandant Remi shërbeu si deputet në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës.

Në vitin 2013, ai dhe dy pjesëtarë të tjerë të “Grupit të Llapit” u dënuan për krime të luftës kundër popullatës civile. Mustafa u dënua me 13 vjet burgim, në një vendim që e ndërmori një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it.

Por, Gjykata Supreme i kishte zbutur atij dënimin, në vetëm 4 vjet burg. Gjithsesi Komandant Remi ishte liruar nga burgu rreth tetë muaj para se të shlyente dënimin e plotë. Gazeta infokus.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kush-eshte-rrustem-mustafa-komandanti-i-pare-qe-ftoi-gjykata-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala