Kush do ta sfidojë Shpend Ahmetin?

Autori:Gazeta Fjala

shpend ahmeti

Derisa po afrohet dita e dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetarë komunash, e cila u përcaktua të jetë më 22 gusht, vlen të theksohet se PDK e LDK ende nuk kanë dalë më kandidatë për kryetar të kryeqytetit, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse këto dy parti kanë bërë një fushatë të ashpër kundër Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tashmë për kandidat për kryetar të Prishtinës sërish e ka Shpend Ahmetin, partitë rivale ende nuk i kanë paraqitur kundërkandidatët e Ahmetit.

Partia Demokratike e Kosovës disa javë rresht kishte mbajtur konferenca për media, ku i shpalosën disa nga shkeljet që ata thonë se Shpend Ahmeti i ka bërë në Prishtinë gjatë qeverisjes që e pati.

As Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë me kandidatë për kryetar të Prishtinës, mirëpo thonë se i kanë disa emra, por që ende s’kanë vendosur se me kë do të garojnë.

Asamblisti i LDK’së në Prishtinë, Agim Gashi, ka thënë se i kanë katër emra për garë për kandidat për kryetar të Prishtinës, mirëpo partia ka vendosur që vendimin ta bëjnë publik të hënën, ditën e parafundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Gashi ka treguar se LDK do të vendos në mes të Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut, Arban Abrashit dhe Ismet Beqirit.

“Por të hënën do të bëhet publike nga LDK se kush do të jetë”, ka thënë Gashi për gazetën “Bota Sot”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kush-do-ta-sfidoje-shpend-ahmetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala