Kurti thotë se me reciprocitetin ndaj Serbisë pajtohet edhe opozita

Autori:Gazeta Fjala

albin-kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostollën ka përmendur edhe njëherë heqjen e masës 100 për qind si dhe reciprocitetin.

“Ne duhet ta ndërtojmë BE-në si vlerë si standard brenda vendit tonë, këtë nuk do ta bëjë BE për neve, ata mund të na ndihmojnë dhe duan të na ndihmojnë, mirëpo, bartës të proceseve, udhëheqës duhet të jemi ne vet, edhe një ditë kur të jemi anëtar të BE-së sado e largët që të duket kjo sot, ne nuk do të shkojmë që të jetojmë në BE por do ta kemi Bashkimin Evropian pjesë të jetës tonë këtu, për shkak se institucionet e shoqëria jonë është avancuar në aspektin e drejtësisë dhe ekonomisë, pra jemi qeveri që e merr përgjegjësinë që nga Kosova që i përket kontinentit evropian ta bëjë një shtet që një ditë i bashkohet BE-së”, tha Kurti para mediave.

I pari i Qeverisë tha se me shtetin serb do të kenë reciprocitet dhe për këtë janë dakorduar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për qasje historike dhe për arsye aktuale, në konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë mbi 60% të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë mbi parimin e reciprocitetit, besoj që edhe ata që janë në opozitë, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por, për reciprocitetin janë plotësisht dakord”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kurti-thote-se-me-reciprocitetin-ndaj-serbise-pajtohet-edhe-opozita/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala