Kurti: Kontrata mes Telekomit dhe Z-Mobile është krim i organizuar

Autori:Gazeta Fjala

Albin-Kurti-600x360

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është krim i organizuar dhe faktor kryesor i krizës së Telekomit.

Gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çështjen e Telekomit, foli edhe Albin Kurti, i cili tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është krim i organizuar.

Ai tha se kontrata me Z-Mobile, është aktuale dhe dëmet e kësaj kontrate jo ligjore vazhdojnë të thellohen çdo ditë.

Kurti tha se Z-Mobile, dëshiron ta marrë Telekomin dhe prapa saj qëndron Presidenti dhe ish shefi i shefave.

“Z-Mobile dëshiron që ta marrë të tërën Telekomin, Prapa saj qëndron presidenti, dhe ish shefi i shefave”, tha Kurti, raporton Gazeta Express.

Kurti përmendi disa metoda për zgjidhjen e problemit. E para, tha se si dëshmi është kontrata mizore në mes të Telekomit dhe Z-Mobile.

Ai tha se kontrata ishte konsidetuar e dëmshme, mirëpo Qeveria prapë se prapë e kishte nënshkruar atë.

Kurti tha se në vitin 2009, Telekomi i Kosovës i dha buxhetit 200 milionë euro, e sot po e kërcënon falimentimin.

Ai tha se privatizimi i Telekomit është problem i madh, pasi Kosova si shtet për tokë, nuk duhet të privatizojë.

“Privatizimi është problem shumë i madh. Është e vërtetë që një pjesë e aksioneve iu takon privatëve, shteti i fuqishëm e ka luksin të japë privatizim, mirëpo një shtet për tokë, si Kosova nuk e ka këtë luksin”, tha Kurti.

Ai tha se pa e forcuar shtetin, nuk guxojmë të privatizojmë.

Albin Kurti përmendi edhe kur Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, e kishte miratuar rezolutën për shpëtimin e Telekomit, më 12 korrik.

“Kuvendi e ka miratu rezolutën, mirëpo qeveria nuk po e zbaton atë. Me 12 pika, Kuvendi e ka dhënë zgjidhjen se si të shpëtohet Telekomi”, tha Kurti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kurti-kontrata-mes-telekomit-dhe-z-mobile-eshte-krim-i-organizuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala