Kurti dhe Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim

Autori:Gazeta Fjala

Lavdim-Bajraktari-Rasti-Albin-Kurti-etj.-12-Shtator-2017-620x275-1

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit, deputetit Albin Kurti, kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.

A.K. së bashku më D.K.-B., A.H. dhe F.T. po akuzohen për shkak të veprës penale: “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara, ngase sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit A.K dhe D.K.-B. me 26.11.2017, e kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017.

Andaj sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles se parë ka vepruar drejtë, kur atyre ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform dispozitës se nenit 183 paragfai 5 lidhur me nenin 187 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kurti-dhe-kadaj-bujupi-mbeten-ne-paraburgim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala