Kur urinimi i shpeshtë është shenjë alarmi?

Autori:Zekirja Shabani

r0_0_3840_2159_w1200_h678_fmax-780x439 (1)

Zgjoheni më shumë se dy herë natën për të shkuar në banjë, mbase keni problem serioz, kërkoni këshillën e mjekut.

Nxitja për të urinuar di të jetë shumë e pakëndshme, aq më parë kur banja nuk është afër apo kur nxitja është e shpeshtë,

Kur është problem mjekësor urinimi i shpeshtë? Nëse urinoni dukshëm më shumë se gjashtë herë në ditë apo më shumë se dy herë natën, kërkoni ndihmën e urologut.

“Shkaktarët e mundshëm janë të ndryshëm”, thotë Thorsten Schlomm. Ata përfshijnë zmadhimin e prostatës (te meshkujt e rritur), diabetin apo infeksionin e traktit urinar.

Lajm i mirë është që “shumica e problemeve zgjidhen shumë lehtë nëse vërehen mjaft herët”, thotë Schlomm.

Shtytja për të urinuar në të vërtetë është nxitje e dhembjeve, thotë Schlomm.

5298555-1280_521802492-gynecologist-consulting-women-300x169

Zbrazja e urinës nga fshikëza urinare nëpërmjet kanalit të quajtur përçues urine është proces i ndërlikuar dhe prandaj nuk është për çuditur përse fëmijëve të vegjël u nevojitet kohë e gjatë që të zotërojnë atë proces.

Urina të cilën e prodhojnë bebet pa dashje rrjedh nga trupi i tyre. Sapo urina nga veshkat arrin në fshikëzën e tyre, receptorët në fund të fshikëzës lirojnë “informuesit kimikë”, të cilët i “thonë” që ta nxjerrë jashtë atë.

Fëmijët më vonë mësohen të përdorin rrugët nervore të cilat bartin porosinë deri te truri nëpërmjet palcës së trurit. Kur të arrijë nxitja e dhembjes, atëherë gjërat bëhen më të komplikuara.

Fshikëza patjetër duhet të tendoset në mënyrë që të nxjerrë jashtë urinën, derisa njëkohësisht muskujt e komblikut duhet patjetër të lirohen në mënyrë që të nxisin atë.

Gjithsesi, mjaft e mundimshme për trupin e njeriut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kur-urinimi-i-shpeshte-eshte-shenje-alarmi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala