Kur Messi shkëlqen në gjysmëfinale, Barcelona e fiton titullin e Championsit

Autori:Gazeta Fjala

48c02c265cb86cb89bcdac2178382b32-600x360

Gjuajtja e lirë e Lionel Messit kundër Liverpoolit i ka grumbulluar më shumë se një milion shikime në YouTube. Ky gol e ka gëzuar edhe më shumë Barcelonën, pasi që, historikisht, kur Messi ka luajtur mirë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona e ka fituar edhe titullin.

Ndeshja e të së mërkurës nuk ishte hera e parë që Messi ka shkëlqyer në një gjysmëfinale. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2011 dhe në vitin 2015, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 2011, Messi i kishte heshtur tifozët e pranishëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen që nisi pas një zënke mes dy trajnerëve të Real Madridit dhe Barcelonës, Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhos.

Kur rezultati ishte 0:0 Barcelona e pati epërsinë e një lojtari më shumë, pasi që Pepe u ndëshkua me karton të kuq. Përkundër që po luante me një lojtar më pak në fushë, dukej se Real Madridi do ta përfundonte ndeshjen pa pranuar gol në shtëpi.


Barcelona’s Argentinian forward Lionel Messi (C) celebrates with teammates after scoring during the Champions League semi-final first leg football match between Real Madrid and Barcelona at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on April 27, 2011. AFP PHOTO / LLUIS GENE

Megjithatë, argjentinasi nuk ishte i gatshëm ta lejojë një gjë të tillë. Ai i shënoi dy gola afër fundit të ndeshjes, që përfunduan të jenë vendimtare.

Pastaj, në finale, Barcelona e shkatërroi Manchester Unitedin duke fituar me rezultat 3:1 në “Wembley”. Pikërisht këtë ndeshje shumë persona e konsiderojnë si më të mirën e “Blaugranëve” nën drejtimin e Guardiolës.

Bayern Munichu ishte viktima e tij në vitin 2015 dhe ishte Guardiola ai që pësoi këtë hera nga talenti i argjentinasit, të cilin e kishte zhvilluar vetë si lojtar në fillim të karrierës.

Ndeshja ishte ende me rezultat 0:0 kur po afroheshin 15 minutat e fundit, megjithatë Messi shënoi dy herë brenda tre minutave, duke e thyer rezistencën e gjigantit gjerman.

Atë vit, Barcelona e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në finale.

Për shkak të kësaj tradite të Messit, Ajaxi dhe Tottenhami duhet të jenë të kujdesshëm që të mos përsëritet historia, nëse Barcelona arrin të kualifikohet në finale këtë sezon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kur-messi-shkelqen-ne-gjysmefinale-barcelona-e-fiton-titullin-e-championsit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala