Kur duhet të largoheni nga një punë?

Autori:Gazeta Fjala

leavingjob-850x567

Ndonjëherë ju ndodh që puna të ju duket shumë e lodhshme, nuk fitoni para mjaftueshëm apo dëshironi të largoheni realisht nga ajo punë pasi nuk ndjeheni të motivuar.

Ndoshta kjo është pikërisht koha kur duhet të bëni një lëvizje, por para se të lini punën ekzistuese, tregohuni të zgjuar dhe kërkoni fillimisht një punë të re.

Do të keni më shumë shanse për të fituar një pozicion nëse ju jeni ende në një punë. Punëdhënësit vlerësojnë më shumë një kandidat i cili është i njohur me ambientet e punës dhe me kulturën në një kompani sesa një kandidat i papunë.

Punëdhënësit preferojnë ata kandidatë që kanë pasionin për të punuar në kompaninë e tyre specifikisht.

Nëse një kandidat paraqitet me qëllimin e qartë se do pikërisht atë pozicion, ka më shumë mundësi se një kandidat që është duke kërkuar një punë çfarëdo.

Duhet të keni parasysh që ju mund të keni aftësi dhe kualifikime për të cilat të tjerët do të paguanin shumë.

Duhet të ruani pozicionin tuaj aktual edhe për një arsye tjetër: për të bërë lëvizjen e duhur.

Nëse ju jeni aktualisht në një pozicion pune, nuk ndjeheni shumë të detyruar të gjeni një punë menjëherë. Nëse nuk keni asnjë punë, presioni financiar mund t’ju ndikojë në kërkimin e një pune sa më të shpejtë dhe ndoshta nuk do të bëni një zgjedhje të zgjuar.

Fakti që ju po largoheni nga një kompani dhe po shkoni në një tjetër, mund t’ju japë luksin e të zgjedhurit.

Ju mund të bëni edhe negociata me punëdhënësin e ardhshëm për kushte të veçanta, pasi ju nuk do të dëshironit të largoheshit nga një kompani për të shkuar në një tjetër me të njëjtat kushte.

Karriera është shumë e rëndësishme dhe ndikon edhe në cilësinë e jetës së njeriut.

Nuk mund të bëni një punë të lodhshme, pa motivim e të shikoni sesi vitet e jetës suaj fluturojnë. Kërkoni punën që keni pasion, për të cilën do të ndjeheni krenarë, punën ku kontributet tuaja vlerësohen. Ndërkohë që kërkoni, ruajeni pozicioin tuaj aktual.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kur-duhet-te-largoheni-nga-nje-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala