Kur do të formohet qeveria sipas Armend Mujës

Armend Muja, analist politik, tregon se kur do të formohet qeveria e re.
Sipas tij gjasat janë të mëdha që qeveria të formohet në muajin dhjetor.
“Gjërat e vështira e përcaktojnë kahjen, nuk është e pazakontë, nuk mund të konstituohet paralamenti pa certifikimin e rezultateve, por shoh se qeveria mund të formohet me 20-25 dhjetor”, ka thënë Muja në Debat Plus.
Sipas tij koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është në nivel si teknik ashtu edhe në finalizim./Gazeta inFokus/