Kupa e Mbretit, Barça gjen Valencian në gjysmëfinale

Autori:Gazeta Fjala

Barcelona-get-rid-of-Deportivo-loss-cruising-past-Valencia-4-2

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë ka vendosur Barcelonën përballë një skuadre të vështirë, që e komplikon rrugën e katalanasve drejt një objektiv sezonal, edhe pse konsiderohet dytësor.

Katalanasit, që janë kampionët në fuqi të këtij turneu, do të luajnë ndaj Valencias, në ndeshjen e parë të mërkurën, në stadiumin “Camp Nou”.

Ndërkohë takimi i kthimit, që do të certifikojë se kush prej gjigantëve iberikë do të shkojë në finale, është programuar në impiantin “Mestalla” mbrëmjen e 7 shkurtit. Barcelona ka fituar 3 kupat e fundit të Mbretit dhe ka një rekord prej 29 trofesh të tillë, si askush tjetër, shkruan Top Channel.

Në gjysmëfinalen tjetër vazhdon “përralla” e Leganes në futbollin spanjoll. Formacioni nga rrethinat e Madridit, që eliminoi në mënyrë të bujshme Realin në çerekfinale, do të masë forcat me Sevillan.

Andaluzianët do të vizitojnë stadiumin modest të Leganesit më 1 shkurt, ndërsa kthimin do ta kenë në shtëpi. Me të gjitha gjasat, finalja e madhe e Kupës së Mbretit do të jetë në stadiumin “Wanda Metropolitano” më 21 prill.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kupa-e-mbretit-barca-gjen-valencian-ne-gjysmefinale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala