Kultivimi i Asparagusit

Autori:Gazeta Fjala

asparagus

Asparagusi është kulturë perimore e cila ka jetëgjatësi mbi 20 vite. Duke marrë parasysh që asparagusi është kulturë shumëvjeçare, duhet të i kushtohet rëndësi selektimit të farës, sëmundjeve, ph-së dhe vlerave ushqyese të tokës.

Përgatitja e tokës

Asparagusi mund të kultivohet në disa lloje tokash, por më së shumti i përshtatet toka e cila ka kullim të mirë, që është tokë ranore e cila e mbanë nxehtësinë me shumë. Para mbjelljes, toka duhet të plehërohet mirë, në mënyrë që të jetë e gatshme me materie ushqyese dhe në vitet pasuese të mos ketë nevoja të mëdha për plehërim.

levrimi-i-asparagusit

Aciditeti (pH) e tokës

Asparagusi nuk e toleron aciditetin ekstrem, dhe duhet të kultivohet në tokë me pH 5.5-7. Para mbjelljes duhet të bëhen analizat e tokës, që të dihet pH dhe vlerat ushqyese të asaj toke. Në këtë mënyrë do të dijmë me çfarë elementesh ka nevojë që të pasurohet ajo tokë për të qenë e gatshme për mbjellje.

Mbjellja

Asparagusi ka dy mënyra të mbjelljes: më farë dhe më rrënjë.

Për mbjellje të asparagusit duhet të përcillen këtë hapa:

  1. Lëvrimi,
  2. Plehërimi, duke u bazuar në analizat paraprake
  3. Frezimi
  4. Hapja e rëndëve
  5. Mbjellja e fidanëve
  6. Shpërndarja e gypave për sistemin pikë-pikë të ujitjes.

Ujitja

Në 2 vitet e para duhet të bëhet ujitje me e shpeshtë, por më sasi më të vogël të ujit në mënyrë që pjesa e lagur e tokës të mos i kaloj 20cm nga sipërfaqja.

Pas vitit të dytë bimët nuk kërkojnë ujitje të shpeshtë për arsye së rrënjët e tyre shkojnë në thellësi. Duhet të bëhen ujitje të gjata kur numri i ditëve më thatësi arrijnë në 5./bujqesia/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kultivimi-i-asparagusit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala