Kujtimi i bukur që trishton: Ermal Mamaqi viziton vendin ku kishte qëndruar me Dr. Florin para tetë vitesh

Autori:Gazeta Fjala

mamaqi-780x439

Ermal Mamaqi ishte njëri prej miqve më të ngushtë të Dr.Florit, i cili u nda nga jeta në moshë të re. Aktori, këngëtari dhe prezantuesi e kujton mikun e tij sa herë që i jepet mundësia.

Kësaj radhe, ai e ka vizituar një lokacion ku kishte kaluar çaste me mikun e tij të ndjerë para tetë vitesh dhe ka bërë një fotografi i vetëm, duke e krahasuar me fotografinë e dikurshme.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vend. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Si tetë vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori”, ka shkruar moderatori në përshkrim.

Screenshot_10000ffffffScreenshot_100000

Screenshot_1lllllllll0000000000000

Screenshot_1oooo66666

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Florian Kondi, u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, në moshën 35 vjeçare duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Shkaktari i vdekjes ishte i paqartë, ndërsa besohet se vdiq nga mbidoza me drogë. Tash kur kanë kaluar afro pesë vite, mungesa e tij vazhdon të ndjehet te miqtë dhe familja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kujtimi-i-bukur-qe-trishton-ermal-mamaqi-viziton-vendin-ku-kishte-qendruar-me-dr-florin-para-tete-vitesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala