Kujdes kur keni marramendje

Autori:Gazeta Fjala

Anemia

Specialistët na këshillojnë ta marrim seriozisht dhe të kontrollojmë marrjen e mendve, sepse mund të jetë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje tumorale të veshit të brendshëm.

Shqetësimet i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri.

Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.

Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit.

Marrja e mendve nuk është një sëmundje në vetvete, por mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera dhe duhet bërë ndërhyrja e nevojshme në kohën e duhur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kujdes-kur-keni-marramendje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala