Kthehet plani ABC i reduktimeve në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

keds-foto-xhemail-sllovinja-7_6238

Kompania Kosovare për Furnizimin me Energji (KESCO), po i ndëshkon kolektivisht qytetarët si dikur që bënte KEK-u. Gazeta Fjala ka gjetur se ajo po e aplikon planin ABC të reduktimeve, që u pat vlerësuar si diskriminues dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Në këtë mënyrë të gjithë konsumatorët, edhe ata që janë pagues të rregullt të energjisë, dënohen kolektivisht madje edhe nëse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Në bazë të një dokumenti të siguruar nga Gazeta Fjala, shihet se në Komunën e Dragashit veq se është duke u zbatuar një plan i tillë i reduktimeve.

kesco dragash

Ky veprim ishte konstatuar si cenim dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut nga Institucioni i të Avokatit të Popullit.

Edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në vitin 2015 pati thënë se KESCO është e licencuar që të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët e saj.

Ndërkaq, plani i reduktimeve ‘ABC’, sipas Rregullatorit, aplikohet vetëm në raste emergjente.

“Plani ABC mund të hyjë në funksion vetëm në rastet kur kemi rënie të blloqeve dhe është e pamundur të sigurohet energji në tregjet ndërkombëtare për shkak të kapaciteteve të kufizuara të bartjes së energjisë për shkaqe të tjera. Në këto raste mund të hyjë në funksion plani ABC në bazë të kritereve të paracaktuara dhe zgjat as sa zgjat dhe situata emergjente e krijuar deri në krijimin e kushteve për importin shtresë”, thuhej në përgjigjen e ZRRE-së.

Kjo kompani sipas ZRRE-së nuk i kishte përmbushur obligimet që dalin nga licenca që ka për furnizimin me energji elektrike kur janë aplikuar reduktime sipas orarit 4 me 2 në favor të territ.
Sipas Rregullatorit, KESCO ka të drejtë të importojë energji elektrike për të mbuluar kërkesat e konsumatorëve./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kthehet-plani-abc-i-reduktimeve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala