Kthehet në punë Blloku B1

Autori:Zekirja Shabani

foto-kushtrim-ternava-keku2

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të të gjitha ekipeve të KEK-ut, në sanimin e problemeve teknike tek njesia B1, të gjitha problemet janë evituar të hënën rreth orës 18:00, dhe kjo njësi është ristartuar rreth orës 20:00.

“Duke ju referuar planifikimit preliminar kjo njësi do të duhet të jetë në sistem rreth orës 02:00 eventualisht 03:00 të mesnatës”, ka bërë të ditur drejtori për informim i KEK-ut, Skender Bucolli, shkruan Gazeta Fjala.

Njësia B1 sipas tij ishte paraparë të ristartohet diten e nesërme në mesditë, mirëpo ekipet e korporatës kanë arritur ta riparojnë atë në afat rekord.

“Me këtë dëshmohet se KEK-u përveç se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjsë, ka pergjegjesi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqerisë Kosovare”, ka thënë Bucolli./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kthehet-ne-pune-blloku-b1/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala