Kthehen 11 milionë eurot në shëndetësi

Autori:Gazeta Fjala

ministria shendetesise

11 milionët eurot që i ishin marrë shëndetësisë për pensionet e veteranëve, do të kthehen sërish në këtë fushë.

Kryetari i Komisionit për buxhet dhe financa, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka nënshkruar rekomandimin e komisionit që udhëheq për kthimin e 11 milionë eurove në fushën e shëndetësisë, shumë e cila do të përdoret për blerjen e barnave esenciale dhe për shërim jashtë vendit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Fjala.

E meritat për tërë këto, Abdixhiku ia ka atribuuar komisionit që udhëheq./Gazeta Fjala/.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa që bën kthimin e 11 milionë eurove në fushën e shëndetësisë – fonde që do të përdoren për blerjen e barnave esenciale dhe për shërim jashtë vendit.

Një kontribut modest i Komisionit tonë.

23231541_10155128278987759_249290758626736339_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kthehen-11-milione-eurot-ne-shendetesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala