Kryetari i Gjykatës Themelore merr më së paku pikë në test

Autori:Gazeta Fjala

hamdi21

Hamdi Ibrahimi, kryetar në largim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, është vlerësuar me më së paku pikë gjatë testimit për pozitën e kryetarit të kësaj gjykate

Komisioni për Vlerësimin dhe Intervistimin të kandidatëve i formuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pas intervistimit e ka renditur Ibrahimin të fundit në listë.

Në mesin e gjashtë kandidatëve, sipas një raporti të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, Ibrahimi ka grumbulluar 53,33 pikë. Më së shumti pikë ka fituar kandidatja dhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Afërdita Bytyqi, gjithsej 94,66 pikë.

Pas saj, në listë janë renditur Arben Hoti me 91,66 pikë, Beqir Kalludra me 86,33 pikë, Krenar Berisha me 68,33 pikë dhe Vesel Ismajli me 59,66 pikë totale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryetari-i-gjykates-themelore-merr-me-se-paku-pike-ne-test/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala