Kryetari i Fushë Kosovës porositë pula me emrin “Isa” (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

pulat-isisvrasje

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka porositur 2,670 pula për t’ua shpërndarë fermerëve të kësaj komune. Por, kusht është që pulat ta kenë emrin Isa dhe të jenë të kafta, që ngjason me emrin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa nga radhët e LDK-së, të cilës parti i takon edhe Berisha.

Kështu shihet në njoftimin për kontratë të bërë publik nga institucioni që udhëheqë Berisha, raporton Gazeta Fjala.

“Furnizim me 2670 copë pula vojse Isa Brown ose ekuivalent”, thuhet në njoftim.

Sipas kushteve të parapara, tenderin për furnizim me pula që kanë këtë emër do ta fitoi ai që ofron çmimin më të lirë.

Ndërkaq, komuna ka paraparë që të gjitha këto pula do ti kushtojnë rreth 15 mijë euro buxhetit të shtetit./Gazeta Fjala/

isa brown

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryetari-i-fushe-kosoves-porosite-pula-me-emrin-isa-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala