Kryetarët e komunave shqiptare do të bisedojnë për qeverisjen lokale

Autori:Gazeta Fjala

kryetaret-1-690x380

Me 26 e 27 nëntor kryetari i komunës së Prishtinës, Tiranës, Preshevës e Tetovës do takohen në Tiranë për të diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me qeverisje lokale.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj temat që do flitet për to do jenë, urbanizmi,mjedisi,transporti.

Veliaj tha se do shkëmbehen përvojat e mira të kryetarëve të komunave përkatëse, këto deklarata Veliaj i dha në një konferencë shtypi në Prishtinë bashkë me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me këtë rast Ahmeti tha se është tejet e rëndësishme që të shkëmbehen përvojat e shteteve shqipfolëse pasi mentaliteti është i njëjtë, njofton Klan Kosova.

Kryetarin e Prishtinës, Erion Veliaj, e lëvdoi për punën e bërë në kryeqytet, tha se është i impresionur me me pasionin për kryerjen e punëve që Ahmeti ka vendosë në komunë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryetaret-e-komunave-shqiptare-do-te-bisedojne-per-qeverisjen-lokale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala