Kryeprokurori i Speciales viziton Prishtinën e Beogradin

Autori:Gazeta Fjala

auto_specialja-p-euml-rs-euml-ri-n-euml-kuvend_hd-780x4391459024514

Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7-11 nëntor 2016.

Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces.

Ai nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX Kosova dhe të bashkësisë ndërkombëtare, bën me dije Zyra e tij.

Në Beograd, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryeprokurori-i-speciales-viziton-prishtinen-e-beogradin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala