Kryeministri Mustafa kërkon arkivole

Autori:Gazeta Fjala

largea_isa-mustafa-23n1353676006

Zyra e kryeministrit Isa Mustafa ka shprehur interesim për furnizim me 300 arkivole. Madje përveç arkivoleve përmes një kontrate për furnizim kjo zyrë po kërkon një operator edhe për hapjen e mbylljen e varreve sipas dimensioneve standarde, furnizim me dërrasa për vendosje në varr, furnizim me piramidë sipas kërkesës, furnizim me flamur kombëtar, furnizim me kurora lulesh si dhe furnizim me arkivol të dimensioneve të vogla.

Operatori i zgjedhur do të obligohet që këtë punë ta kryej brenda 36 muajve dhe atë nga 15.03.2015 deri më 14.03.2018.

2

Zyra e kryeministrit ka caktuar si afat përfundimtar për pranim të tenderëve dhe aplikacioneve 23 shkurtin e këtij viti.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Fjala tenderi është i hapur dhe kriter është caktuar çmimi më i ulët.

Në shprehje të interesit nuk është specifikuar se pse po i nevojiten këto arkivole e shërbime zyrës së Isa Mustafës, veçse besohet se këto i janë dedikuar nevojave të komisionit qeveritar për  Persona të Zhdukur.

1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryeministri-mustafa-kerkon-arkivole/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala