Kryeministri i reagon Nasim Haradinajt që e quajti palaço ambasadorin Delawie

Autori:Gazeta Fjala

ramush_haradinaj_premier_ministre_kosovo_parlement_discours_0-650x358

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka reaguar nënkryetarit të OVL UÇK’së Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e quajti palaço ambasadorin amerikan Greg Delawie. Haradinaj thotë se në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës ,
Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.
Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.
Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.
I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë.
RH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryeministri-i-reagon-nasim-haradinajt-qe-e-quajti-palaco-ambasadorin-delawie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala