Kryeministri i Malit të Zi vjen më 14 shkurt në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

markovic_1518434344-2588718

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Qeverisë , Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express se Markoviq do të vijë në Kosovë të mërkurën.

“Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Agjenda e plotë për takimet të cilat do t’i zhvillojë do të bëhet publike me kohën”, ka thënë Gashi.

Kryeministri i Malit të Zi pritej të vinte më 6 shkurt, por për shkak të kushteve të paparështatshme meteorologjike i ishte pamundësuar ardhja.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kryeministri-i-malit-te-zi-vjen-me-14-shkurt-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala