Kroacia plotëson kushtet për anëtarësim në zonën Shengen

Autori:Gazeta Fjala

9f7f60eb43f18615392c3cdff7d458e2_XL-600x360

Komisioni Evropian konfirmoi se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për t’u bërë anëtare e zonës së lëvizjes së lirë – Shengen.

“Sot e përgëzojmë Kroacinë. Ajo i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar përmbushjen e të gjitha pjesëve përkatëse të Marrëveshjes së Shengen”, tha komisionari evropian për Punë të Brendshme, Dimmitris Avramopulous.

Ai u zotua se institucioni i tij do të vazhdojë të mbikëqyrë përparimin e Kroacisë në këtë drejtim dhe tha se vëmendje e posaçme do t’i kushtohet kontrollit të kufijve të jashtëm evropianë, “veçanërisht kufirit me Bosnje e Hercegovinën”.

Avramopulous tha se ka disa shqetësime në lidhje me kufirin me Bosnjën dhe porositi Zagrebin zyrtar se hyrja në zonën Shengen përfshin shumë përfitime, por edhe detyrime.

Një nga detyrimet është kontrolli i kufirit të përbashkët evropian”, theksoi Avramopulous.

Kroacia ka aplikuar për hyrje në zonën Shengen në vitin 2015.

Me konstatimin e Komisionit Evropian se ky vend i ka përmbushur të gjitha kushtet, çështja kalon në nivelin e Këshillit të Bashkimit Evropian, ku vendet anëtare duhet të konfirmojnë njëzëri pranimin e një anëtari të ri në zonën Shengen.

Shengen është zona më e madhe pa kufij në botë. Ka 26 shtete anëtare, nga të cilat 4 nuk janë anëtare të plota të BE-së, por konsiderohen si vende të asociuara.

Që nga viti 2013, Kroacia është shteti më i ri anëtar i BE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kroacia-ploteson-kushtet-per-anetaresim-ne-zonen-shengen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala