Kroacia parandalon “Luftën tregtare Ballkanike”

Autori:Gazeta Fjala

31EBB054-E0AB-403F-BFE9-7763D7C453D9_w1023_r1_s

Kroacia ka thënë se e ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, në mesin e kërcënimeve për hakmarrje nga disa vende fqinje të Ballkanit.

Gjatë muajit të kaluar, ky vend ka vendosur të bëjë disa ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t’u përputhur me standardet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Ministria e Agrikulturës, ka thënë sot përmes një deklarate, se vendimi për kthimin e çmimeve të mëparshme, do të rifuqizohet nga data 11 gusht.

Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, i patën nisur ultimatum Kroacisë, që të ndryshojë tarifat, pasi mund të përballet më kundërpërgjigje.

Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, derisa Kroacia i është bashkuar bllokut në vitin 2013.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kroacia-parandalon-luften-tregtare-ballkanike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala