Kroacia kthen në rigjykim “Ballistin”

Autori:Gazeta Fjala

ballisti

Gjykata e Lartë e Kroacisë ka kthyer për rigjykim çështjen e ekstradimit në Serbi të Ismail Morinës. Rigjykimi do të bëhet nga Gjykata e Dubrovnikut, e cila 3 javë më parë vendosi ekstradimin e personit që fluturoi dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, transmeton topchannel.

Sipas legjislacionit kroat, pavarësisht vendimeve të marra nga gjyqësori për çështje të tilla, që kanë të bëjnë me ekstradime ku ka pretendime për përndjekje raciste ose etnike, është qeveria kroate që thotë fjalën e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kroacia-kthen-ne-rigjykim-ballistin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala